2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Aeroporti i Prishtinës pas rrëzimit të avionit “Ethopian Airlines” shton masat e sigurisë

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës pas rrëzimit të avionit “Ethopian Airlines”, që la të vdekur rreth 154 persona, tha sot se do të shtohen masat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines të datës 10 mars 2019, në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës”, është thënë në një komunikatë për media.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...