23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Aeroplani bënë ulje emergjente në një autostradë në Slloveni

Një aeroplan i vogël me dy pasagjerë ka bërë ulje emergjente sot në autostradën afër qytetit të Brezjes në Slloveni dhe sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar.

Policia e Kranjit ka njoftuar se ka marrë njoftim se një aeroplan i vogël ka bërë ulje emergjente në rrugën kryesore afër Brezjes në drejtim të Jesenicës, transmeton portali slloven 24ur.

Vendi i uljes së detyruar të aeroplanit në autostradë është siguruar nga policia. Komunikacioni në autostradë është zhvilluar në shiritin e shpejtë dhe ka pasur edhe bllokime trafiku. Vonesa aktualisht ka qenë 30 minuta.

Një regjistrim i bisedës mes pilotit dhe kullës së kontrollit, i cili gjendet edhe në faqen e trafikut ajror Live, dëshmon se ka pasur një problem me motorin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...