9.5 C
Pec
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Aeroporti i Prishtinës me 11.5% më shumë udhëtarë se vitin e kaluar, 74 fluturime në ditë, në fund të muajit shtohet një destinacion i ri

Liberalizimi i vizave ka ndikuar që t’i rritet puna Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur edhe numri i udhëtarëve edhe i fluturimeve. Nga ky aeroport realizohen mestarisht 74 fluturime në ditë. Aktualisht, ka fluturime direkte drejt 38 destinacioneve që çojnë në 15 shtete, e në fund të këtij muaji pritet të shtohet edhe një. Operojnë 20 kompani ajrore.

Kosovarët e kanë marrë rrugën shumë më shpesh sivjet drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me liberalizimin e vizave nga 1 janari i këtij viti, numri i udhëtarëve ka shënuar rritje.

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i tyre është rritur për mbi 412 mijë apo rreth 11.5 përqind.

Arta Mehmeti, nga Zyra për Media e ANP’së, i ka thënë Gazetës Express se deri në shtator të këtij viti, numri i udhëtarëve ka arritur në 3 milionë e 51 mijë e 957. Kjo përbën një rritje prej 11.5 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rrjedhimisht është shtuar edhe numri i fluturimeve. Nga ky aeroport realizohen mesatarisht 74 fluturime në ditë.

Nga fillimviti e deri në muajin e kaluar, numri i tyre ka shkuar në mbi 20 mijë. Vjet numri i fluturimeve për këtë periudhë ishte pak mbi 18 mijë.

“Deri në shtator të vitit 2023, kemi pasur 18016 fluturime, ndërsa këtë vit ky numër është rritur në 20,248 fluturime, që përfaqëson një rritje prej rreth 11%. Sa i përket numrit të udhëtarëve, nga 2,639,477 në vitin 2023, kemi arritur në 3,051,957 këtë vit, duke shënuar një rritje prej rreth 11.5%. Këto shifra reflektojnë zhvillimin e vazhdueshëm të kapacitetit tonë dhe interesin e shtuar të udhëtarëve”, thotë Mehmeti.

Aktualisht prej Aeroportit të Prishtinës realizohen udhëtime direkte në 38 destinacione që fluturojnë në 15 shtete.

Në fund të këtij muaji pritet të shtohet edhe një destinacion i ri.

“Po, këtë vit pritet të shtohet një destinacion i ri. Më 28 tetor do të lëshohet linja e re për në Amsterdam, e operuar nga kompania Easy Jet”, deklaron Mehmeti për Express.

Destinacionet drejt të cilave ka udhëtime direkte nga ky aeroport janë: Amman, Amsterdam, Antalya, Basel, Berlin, Bodrum, Bremen, Brussels, Copenhagen, Dortmund, Dusseldorf , Frankfurt, Frankfurt Hahn, Geneva, Gothenburg, Halmstad, Hamburg, Hannover, Helsinki, Istanbul, Izmir, Ljubljana, London, Luxembourg, Malmo, Memmingen, Milano, Mulhouse, Munich, Munster/Osnabruck, Nurenberg, Oslo, Paderborn, Stockholm, Stuttgart, Växjö , Vienna dhe Zurich.

Këto udhëtime realizohen nga 20 kompani ajrore që operojnë në ANP, siç janë: Ajet, Chair, Condor, Corendon, Croatia, Easy JET, Edelëeiss, Jordan Aviation, GP Aviation, Eurowings, Swiss AIR, Austrian  Airlines, Norwegian Air, Pegasus, Marabu, SunExpress, Trade Air, TuiFly dhe Turkish Airlines.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” menaxhohet nga “Limak International Airoport Sh.a”, që nga viti 2011. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...