Të paktën 5 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti të fortë që goditu Afganistanin dhe disa qytete në Pakistan dhe Indi.
Tërmeti me magnitudë 6.5, 40 kilometra në juglindje të qytetit Jurm, ishte 187.6 km i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Në Afganistan u regjistruan dy vdekje dhe tetë të plagosur. Në Pakistan janë regjistruar tre të vdekur, midis tyre dy fëmijë, ndërsa janë plagosur 14 të tjerë.
Lëkundje të forta u ndjenë në kryeqytetin pakistanez të Islamabadit, duke bërë që banorët e zonës të evakuoheshin./Njeshi/