Agim Bahtiri, në një intervistë me gazetaren Shaha Thaçi, e realizuar në shtëpinë e tij në fshatin Gushavc të Mitrovicës, ndau historinë e tij të përkushtimit ndaj punëtorëve dhe komunitetit të tij.
“Nuk e di sa punëtorë janë, por gjithmonë jam i gatshëm t’u ofroj ndihmë fshatit,” tha Bahtiri me krenari. Ai tregoi sesi merr punëtorët në Holandë, ku ata përgatiten dhe trajnohen për t’u kthyer më pas në Kosovë.
“I dua punëtorët e mi dhe jam në gjendje gjithçka të bëj për ta,” theksoi ai, duke treguar sa shumë e vlerëson stafin dhe përpjekjet e tyre.
Ndërsa fliste për rrënjët e tij në Gushavc, Bahtiri nënvizoi lidhjen e tij të fortë me vendin e tij të lindjes dhe përkushtimin për të kontribuar në zhvillimin e tij. Se çfarë tha më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Njeshi/