-1.2 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Agim Bahtiri zbulon planin e ndarjes së Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri po konsideron se plani për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është i atillë që përcakton lumin ‘Ibër’ si kufirin kryesor mes dy vendeve.

”Plani i tyre është që Mitovica të ndahet me lumin Ibër. Me këtë lum Ibër të ndahet shteti i Kosovës me atë të Serbisë, dhe plani është shumë i qartë. Ndërkohë edhe në Bruksel që kam negociuar ka qenë, kufijtë administrativ të komunave”, ka thënë ai.

Bahtiri në BlicInterview ka treguar po ashtu se kur ka qenë në bisedimet në Bruksel e ka parë që përcaktimi i kufijve të Kosovës ka qenë në kufijtë administrativ të komunave.

Megjithatë ai potencoi se kjo nuk i ka pëlqyer edhe Goran Rakiqit pasi Agim Bahtiri ka insistuar që kjo të bëhet sipas planit të Martti Ahtisaarit.

”Ai (Goran Rakiq) ende nuk i ka nënshkruar ato për arsye se plani është në urë të Ibrit, unë skam lejuar që të bëhet me Urë të Ibrit por me planin e Ahtisaarit i cili i përfshinë edhe shtatë fshatra që mbesin në pjesën e Jugut. Dhe e kam parë që nuk ka më zgjedhje tjetër”.

Sipas tij, ai nuk ka ardhur në krye të Komunës së Mitrovicës për të bërë propaganda por se e do me shpirt këtë komunë.

”Agimi asnjëherë nuk ka ardhur këtu me bo propagandë apo me fitu vota. Votën ma kanë dhënë njerëzit prej shpirtit e jo prej partive politike.

”Ma kanë dhënë me shpirt sepse e dua me shpirt këtë vend dhe unë kam dashur ta bëjë më të mirën dhe jam duke dashur me e bo më të mirën dhe ajo do të ndodhë, sot apo nesër. Për arsye se nuk ka zgjedhje tjetër”.

‘‘Nuk kam pasur zgjedhje tjetër sepse krerët e pjesës së veriut të cilët kanë qenë legjitim nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga shteti i Republikës së Kosovës, nuk e kanë pasur kokën në Prishtinë por e kanë pasur kokën në Beograd”,

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...