16.5 C
Pec
E enjte, 1 Qershor, 2023

Agim Preniqi nominohet nga AAK-ja kandidat për kryetar të Obiliqit në zgjedhjet e ardhshme lokale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim udhëheqjen e degës së këtij subjekti politik në Obiliq.

Haradinaj ka bërë të ditur se me besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq, Agim Preniqi nominohet kandidat për kryetar të kësaj komune.

“Në selinë qendrore të Aleancës, së bashku me kolegët nga dega e Obiliqit në krye me kryetarin e degës, z. Ali Krasniqi, biseduam për aktualitetin politik dhe për zhvillimet në këtë degë me rëndësi të madhe për AAK-në”.

“Në këtë takim, z. Agim Preniqi mori besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq për t’u nominuar kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kolegu Preniqi ka një përvojë të admirueshme menaxheriale në sektorë të ndryshëm”, ka thënë Haradinaj./Njeshi/

Postimi i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...