8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

“Agim Ramadani ndryshoi kahjen e luftës çlirimtare”

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në Akademinë Përkujtimore për nder të rënies së Heroit Agim Ramadani.

Kryeministri tha se kjo ditë është e veçantë sepse kujtohen luftëtarët dhe dëshmorët e rënë të Brigadës 138 në Betejën e Koshares në krye me Agim Ramadanin.

“Sot është ditë e veçantë ndryshe në kujtim të një luftëtari shembull shqiptar që në vlerat e tija njerëzore intelektuale dhe pastërtinë e tij në përkushtimin e tij për atdhe Agim Ramadani”, tha Haradinaj.

“Nuk e kam takuar personalisht, por çdo tregim i bashkëluftëtarëve flet shumë dhe ju siguroj që përshtypja ime për të në kohë të luftës ka qenë që kemi të bëjmë me një tipar të rrallë të një shqiptari luftëtar”.

“Fakti se forcat e NATO ndërhynë në Kosovë ishte fakt i pamohueshëm se bëri kthesën e madhe por edhe ditë e madhe ishte sulmi frontal i brigadës Agim Ramdani që ndryshoi kahjen e luftës”.

Haradinaj u shpreh i bindur se beteja e Koshares dhe Agim Ramadani do të mbesin gjatë në historinë shqiptare.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...