16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Agim Veliu: Lumiri e shkeli statutin e partisë, nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu, rezultati është dështim

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi në T7 se “Lumir Abdixhiku nuk ka qare pa tregu se cila është arsyeja që mori masa ndaj tij”, sipas tij masë e kundërligjshme dhe jo sipas statutit të partisë.

Veliu tha se vendimi i Abdixhikut ndaj tij është “inatçor”.

“Sa i takon rënies së LDK-së, LDK ka ra në gjithë Kosovën dhe ndaj askujt nuk është marrë asnjë masë. Në tërë atë rënie, LDK në Podujevë ka qenë forca kryesore e para në Kosovë me përqindje dhe gjithë kolegët e mi kanë qenë humbës më të mëdhenjë sesa unë, ndërsa masa është marrë vetëm tek unë”, tha Veliu.

“Këtu shihet që Lumir Abdixhiku ka diçka personale me mua edhe ai kurrë nuk e ka sqaru çfarë ka personale me mua, por do të vijë një ditë që nuk ka qare pa e tregu cila është arsyeja që ai ka marrë masa të kundërligjshme ndaj meje”, tha Veliu./Njeshi&T7/

Muhaxheri: Nuk ka kuptim të shkarkohet kryetari kur LDK ka rritje 70%

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...