Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, agjenci kjo e cila do të jetë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.
Gjeneral major, Gëzim Hazrolli, tha se kjo Agjenci do të jetë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rol do të ketë paralëjrminin e Ministrisë së Brendshme për kërcënimet e mundshme.
Ai tha se që nga faza fillestare e draftimit të këtij ligji MB ka qenë në koordinim të plotë me ShBA-në dhe për krijimin e kësaj Agjencie është marr modeli i propozuar nga ShBA-ja.
Ai tha se duke marr parasysh kërcënimet globale dhe ato rajonale formimi i kësaj Agjencie është shumë i rëndësishëm që lidershqipi kosovarë të njoftohet herët me kërcënimet e mundshme.
Lexoni lajmin e plotë: EO. /Njeshi/