12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka filluar stërvitjen shkollore, zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioni përgjegjës i emergjencave i Republikës së Turqisë AFAD, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë filluar zbatimin e projektit: “Zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet”.

Ky projekt ka për qëllim mbajtjen e stërvitjeve shkollore me simulator për tërmete. Trajnimi do të zgjas pesë javë, ndërsa gjatë tërë kësaj kohe automjeti  me simulator nga Turqia do të qëndrojë në  Kosovë.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje shkollore është sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve, se si duhet të sillen dhe të  mbrohen në rastet e tërmeteve.

Në kuadër të këtij ushtrimi janë paraparë të përshihen rajoni i Gjilanit në pesë komuna, rajoni Prishtinës nëpesë komuna,rajoni i Mitrovicës në pesë komuna, Rajoni i Pejës në pesëkomuna dhe rajoni i Prizrenit në pesëKomuna.

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të prioriteteve të veta strategjike vazhdimisht harton plane të ushtrimeve operative, me qëllim të parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për  përgatitjen e qytetarëve në rast se vendi ynë mund të ballafaqohet me ndonjë fatkeqësi.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...