21.5 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

AGK: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Blerim Velës ndaj mediave

Asocaiconi i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj shefit të stafit të presidentjes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Në reagik thuhet se jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes.

Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”.

Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve.

Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...