Gentiana Begolli kryetare e AGK-së tha se përmes këtij instilacioni të gjithë kanë mundësi të shprehin realitetin në Kosovë sa i përket shkeljeve në vendin e punës.
Ardiana Thaçi, anëtare në AGK, tha se gazetaërt nuk janë armiq të askujt, prandaj edhe nuk janë prodhues të lajmeve të rreme.
Dardan Hoti, anëtarë në AGK, tha se kjo ditë gjithashtu është për të ngritur zërin edhe për shkeljet e të drejtave të gazetarëve në punë, raporton EO.
Më pas AGK-ja do të mbajë një tryezë debati për lirinë e medies dhe sigurinë e gazetarëve me përfaqësues të medieve, shoqërisë civile dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.
Edhe studentët e Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit prezantojnë të gjeturat nga analiza e teksteve shkollore, kulturës së popullarizuar, rrjeteve sociale etj. duke i nxjerr në pah vlerat që i transmetojnë ato.
Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2018, Kosova është renditur në pozitën e 78-të ose katër pozita më lartë se në vitin 2017, ku renditej në vendin e 82-të.
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.Njeshi&EO
]]>