AGK ka reaguar përmes një njoftimi në faqen zyrtare duke kërkuar të gjitha palëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre.
Gjithashtu AGK ka kërkuar nga organet e rendit që të garantojnë mjedis të sigurt për punën e gazetarëve.
AGK konsdieron se çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë.
Reagimi i plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rikujton se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre.
Çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë. #zgjedhjet #gazetaret #media/Njeshi/