32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

AGK mirëpret vendimin e Supremes për shfuqizimin e rregullores së KPM-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për shfuqizimin e ndryshimeve të Rregullores së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), përmes së cilës ishte mundësuar zgjedhja e jashtligjshme e kryetarit të këtij institucioni.

“AGK-ja mirëpret vendimin e Supremes për shfuqizimin e ndryshimit të Rregullores së KPM-së. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur njoftimin e Gjykatës Supreme të Kosovës që e ka miratuar padinë administrative të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) kundër Komisionit të Pavarur të Mediave,” thuhet në reagimin e AGK-së.

Padia e IKD-së, e mbështetur edhe nga organizata të tjera të shoqërisë civile, ishte dorëzuar pas ndryshimit të rregullores së brendshme të KPM-së, përmes së cilës ishte shkarkuar Jeton Mehmeti nga posti i kryetarit dhe në vend të tij ishte emëruar Besnik Berisha.

Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se “rregullorja është miratuar në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pjesëmarrjes publike”.

AGK-ja e kishte kundërshtuar që nga fillimi ndryshimin e rregullores, duke e konsideruar atë të kundërligjshëm, njësoj si edhe zgjedhjen e zotit Berisha në krye të KPM-së.

“AGK-ja angazhohet që ky organ kushtetues i rregullimit të mediave audio-vizuele të funksionojë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga politika,” thuhet tutje në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...