15 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

AGK reagon ndaj fushatës denigruese që partia e Kurtit po i bën organizatës dhe kryetarit Xhemajl Rexha

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim pas fushatës denigruese që ka nisur nga eksponentë të partisë që drejton Albin Kurti, ndaj organizatës dhe kryetarit të Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha.

AGK në një komunikatë të lëshuar thotë se në vend të reflektimit pas kësaj rënie, deputetët të LVV-së kanë tendencë të papranueshme për të fajësuar AGK-në dhe Rexhën për këtë realitet të nxjerrë nga Reporterët pa Kufij.

AGK-ja ka bërë thirrje që deputetët e Vetëvendosjes që t’i ndalojnë sulmet ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave të pavarura dhe të adresojnë me seriozitet situatën e paprecedentë alarmante të lirisë së mediave në Kosovë.

“ Liria e shprehjes dhe mbrojtja e gazetarëve nuk janë çështje të preferencave politike, por vlera themelore të një demokracie funksionale”, thuhet në reagimin e AGK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...