Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në KMP.
Në reagim thuhet se AGK-ja është e shqetësuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka përcjellur me shqetësim mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.”, thuhet në reagim.
Më tej në reagimin e AGK-së thuhet se zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual.
“AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme.Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike.”, përfundon reagimi./Njeshi/