Pas largimit të papritur të Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, dinamika mes banorëve ka ndryshuar ndjeshëm, duke sjellë përplasje të ashpra dhe debate të vazhdueshme.
Një nga momentet më të tensionuara ka ndodhur mes Gjestit dhe Vserlos, të cilët u përfshinë në një debat të fortë, që për pak sa nuk u shndërrua në konfrontim fizik.
Vserlo iu afrua Gjestit në mënyrë sfiduese, duke e provokuar me ton të lartë, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paralajmëruar që të tërhiqej.
Situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa të dy banorët përplasën ballin me njëri-tjetrin, duke e bërë momentin edhe më të tensionuar.