Ahmeti në reagimin e tij ka thënë se Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për taksën, e as ai personalisht.
“Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qëndrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Ahmeti ndonëse reagimin e tij e ka bërë ndaj mediave, KosovaPress rikujton edhe njëherë komunikatën e zyrës së Presidentit lidhur në këtë çështje.
“Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel”, thuhet në komunikatën e zyrës së Presidentit. /Njeshi/
]]>