34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Ahmeti takohet me Waqan e Forumit për Ishujt e Paqësorit, flitet për progresin e Kosovës ndër vite

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, Baron Waqa.

Ahmeti dhe Waqa, diskutuan për progresin e Kosovës viteve të fundit dhe aktivitetet e PIF, përcjell Ekonomia Online.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Forumit për Ishujt e Paqësorit.

Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Sekretarin Waqa për bisedën e hapur dhe pritjen miqësore.

Forumi i Ishujve të Paqësorit, është themeluar në vitin 1971 dhe ka 18 shtete anëtare. Vizioni i tyre është që në rajonin e Paqësorit të mbizotërojë paqja, harmonia, siguria dhe prosperiteti, ku të gjithë popujt e Paqësorit mund të jetojnë të lirë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...