9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Ajten Krasniqi nga Mitrovica ndër 100 gratë më me ndikim në Turqi

Ajten Krasniqi nga Mitrovica, me profesion orientaliste është shqiptarja më e vjetër që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane.

Ajo tregoi se ka 27 vite që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane, ku ka prekur dhe lexuar miliona dokumente të trojeve shqiptare.

“Jam nga Mitrovica, jam që 35 vjet në Stamboll. U martova me turk, burrin e gjeta në Venedik. Unë kam ligjëruar në Fakultetin e Venecias në gjuhën turke”, u shpreh zonja Ajten në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Shqiptarja e Mitrovicës ka dhënë mësim në disa universitete dhe ka botuar gjithsej 18 libra.

“Ajteni është orientaliste e njohur, njeh turqishten, persishten, arabishten, osmanishten. Ka qenë profesoreshë në Universitetin e Venecias, profesoreshë në Universitetin e Sarajevës, profesoreshë në Medresenë e Sarajevës, u martua me djalin e njërit prej akademikëve më të mëdhenj të Turqi dhe jeton në Turqi që prej vitit 1991“, tregoi Fevziu.

Tutje, zonja Ajten tregoi se 50% e dokumente në Arkivin e Perandorisë Osmane janë për Ballkanin.

“Arkivi ka 120 milionë dokumente. 50 % i takojnë Ballkanit. Ka me miliona dokumente për shqiptarët”, tha ajo.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...