Në garën kombetare të ngjitjes sportive “Albania Cup”, ku morën pjesë mbi 100 ngjitës, Kosova u përfaqësua denjësisht me pesë garues nga dy klube: “Marimangat” dhe “TEK” (Trail Explorers Kosova – Mitrovicë)
Në këtë garë me një konkurenc të fort ku ishin afër 100 pjesmarrës, garuesi Amar Anadolli nga klubi Marimangat arriti suksesin duke fituar vendin e parë në kategorin nën 18 vjeç.
Suksesin e vazhduan gjithashtu Dielli Veseli nga klubi Marimangat duke fituar vendin e dytë në kategorin mbi 18 vjeç e gjithashtu vendi i dytë i takoj Ajza Abazi nga klubi TEK-Mitrovica në kategorin e femrave.
Paraqitje të mirë treguan edhe Lumi Ahmetxhekaj dhe Erion Buleshka nga Marimangat e Pejës.
Gara është organizuar nga Federata Shqipëtare e Alpinizmit dhe Turizmit Malorë në Durrës. Gjithashtu morën pjesë klube nga të gjitha trevat Shqipëtare. /Njeshi/