20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Akademisë Evropiane të Filmit i shtohen edhe pesë filmbërës nga Kosova

Regjisoret Antoneta Kastrati, Blerta Basholli, Norika Sefa, More Raça, dhe aktori e producenti Eshref Durmishi janë ftuar të bëhen pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.

Me këta të pestë, bëhen 23 anëtarë aktiv kosovarë që janë pjesë e kësaj akademie.

“Kjo ftesë erdhi pas sukseseve të fundit që arritën këta kineast në arenën ndërkombëtare; Antoneta Kastrati me filmin e parë të saj artistik ‘Zana’ shfaqi premierë në Toronto dhe ishte propozimi i Kosovës për garën Oscars 2020, Blerta Basholli me filmin debutant të gjatë të saj ‘Zgjoi’ fitoi 3 çmimet krysore në Sundance Film Festival, Norika Sefa u shpërblye me çmimin special të jurisë nga Rotterdam Film Festival, filmi debutues i More Raçës shfaqi premirën në Festivalin e Sarajevës dhe Kajros, ndërsa Eshref Durmishi ishte aktor dhe producent në filmin e parë nga Kosova të nominuar për Oscars”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...