-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

AKB-ja dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministri i Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj dhe kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Gjatë nënshkrimit, i pranishëm ishte gjenerali Gëzim Hazrolli si dhe 40 përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe shërbyes të vendit.

Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, që promovon mbështetjen e bizneseve, prodhimin vendor dhe FSK-në.

Bizneset kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve deri në 50 për qind të gjitha produktet për personalin ushtarak të FSK-së.

Shahini ka falënderuar ministrin Mehaj dhe komandantin e FSK-së, për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Njëherë u përgëzoj për punën që po e bëni si Ministri e Mbrojtjes, ndërsa ju si FSK çdo ditë e më shumë po na bëni krenar si Ushtri e Kosovës. Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si çdoherë e keni mbështetjen dhe përkrahjen tonë. Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha bizneset që sot janë pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi, të cilët në momentin e parë që kemi prezantuar ketë projekt e kanë mbështetur dhe kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga ana e tyre në produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së”, tha Shahini.

Në emër të AKB-së dhe bizneseve, zotohem ta mbështesim FSK-në me ofrimin e zbritjeve në produkte dhe artikuj ushqimorë dhe produktet dhe shërbimet vendore të tjera që ofrojnë bizneset përkatëse, për pjesëtarët e FSK-së, të cilët për përfitimin e këtyre zbritjeve duhet ta posedojnë kartelën ushtarake. Ftojmë të gjitha kompanitë prodhuese dhe shërbyes të Kosovës që të na bashkoheni në ketë iniciativë për ta mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Ministri Mehaj ka falënderuar AKB-në ketë iniciativë, e cila sipas tij është ndihmë dhe respekt për FSK-në.

“Praktikat e tilla kanë edhe disa shtete tjera demokratike që i praktikojnë për ta mbështetur ushtrinë e vendit tyre. AKB dhe ju përfaqësues të bizneseve edhe njëherë faleminderit shumë për gatishmërinë dhe vullnetin e juaj”, tha Mehaj.

Ndërsa, gjenerali Gëzim Hazrolli ka e ka përshëndetur këtë iniciativë, duke e konsideruar si respekt dhe motivues për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Këto momente janë emocione sepse na kujton edhe periudhën e vitit 1998/1999 që ishte mobilizim i çdo personi për ushtrinë. Faleminderit dhe me këtë na Beni të jemi edhe më të përgjegjshëm si ushtarë. Faleminderit ministrit për këtë iniciativë dhe juve si AKB për mbështetjen e juaj me këto biznese.

Në fund, te dy palët u pajtuan për bashkëpunimin edhe në të ardhmen. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...