15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

AKF pranon pajisje të specializuara, shërbejnë për avancimin e ekzaminimeve forenzike e balistike

Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, kanë mbajtur ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara.

Kryeshefi Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri tha se këto pajisje do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.

Ai ka falënderuar UNDP për ndihëm e vazhdueshme, siç tha në modernizimin dhe lehtësimin e punës së Agjencisë.

Zëvendësministri i Punëve  të Brendshme, Blerim Gashani tha se këto mjete do të shërbejnë për shërbime më të mira nga ekspertët balistik e konfiskimin e armëve ilegale, duke shtuar se do të ketë ndihim në parandalimin e krimit.

Ai madje garantoni se këto pajisje do të përdore me përgjegjësi dhe do të ndiqen praktikat më të mira.

“Kjo ndikon në konfiskimin e armëve ilegale. Deri më sot Agjencitë dhe institucionet kanë treguar dhe dëshmuar që jemi shumë serioz. Analiza balistike është pjesë e rëndësishme për ta parandaluar krimin. Ne nga Ministria shprehim gatishmërinë për ta bërë vendin tonë më të sigurt, rajonin, Bashkimin Evropian dhe më gjerë”, tha ai.

“… këto pajisje do të fuqizojnë ekspertët balistik, dua të theksoj përdorimin e përgjegjshëm të këtyre pajisjeve, për të ndjekur praktikat më të mira”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...