21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit

 

Xhudisti i njohur pejan Akil Gjakova i cili po dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Pejë. Në seancën që zgjati rreth dy orë, atij nuk  është caktuar masa e paraburgimit.

Një gjë e tillë u konfirmua nga zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti. Sipas saj, sot nuk është i është caktuar masa e paraburgimit. Ajo ka thënë se “të pandehurit do t’i zgjatet masa e ndalimit, ndërsa pastaj gjyqtari do të vendos brenda afatit ligjor”.

Gjakova me shpejtësi është larguar nga Gjykata duke përdorur shkallët emergjente, gjatë kohës kur avokati i tij po fliste para gazetarëve.

“Meqenëse kemi të bëjmë me një rast dhunë në familje nuk mund të jap me shumë detaje lidhur me këtë rast”, ka thënë avokati, Asdren Mekaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka theksuar se prokuroria pret Gjykata themelore të aprovoi kërkesën e saj për masën e paraburgimit.

“Pasi që i njëjti ka qenë në kërkim është paraqitur në Vërmicë, prej ku është shoqëruar nga një patrull policore në stacionin policor të Pejës dhe i njëjti pasi që është intervistuar nga hetuesit policor me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar 48 orë. Prokurori do ta elaboroi këtë kërkesë dhe do të kërkoi nga gjyqtari që ti caktohet masa e paraburgimit”, ka thënë ai.

Gjakova është ndaluar nga Policia e Kosovës ditën e martë, pasi që nga bashkëshortja e tij është akuzuar për “dhunë në familje”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...