Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke realizuar një aksion së bashku me Policinë e Kosovës, në rrugën “Kralja Petra” në veri të Mitrovicës.
Këtë rast për portalin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Nga dega e mbyllur e Postës së Serbisë, e cila gjendet në objektin e diamantit të kuq në pjesën veriore të Mitrovicës, zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë nxjerrë paraditen e sotme inventarin e mbetur./Njeshi/