36 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti masiv në një autostradë në Hungari.
Sipas njoftimit të policisë hungareze, një person është në rrezik për jetë, derisa 13 persona kanë pësuar lëndime të rënda.
Në këtë aksident janë përfshirë pesë kamionë dhe 37 vetura.
“Më 11 mars, rreth orës 14:25, pesë kamionë dhe 37 makina pasagjerësh janë përplasur në vendkalimin 26 kilometra të autostradës M1, në dalje nga kryeqyteti. Nga aksidenti janë djegur 19 automjete dhe janë lënduar 36 persona. Një person është në rrezik për jetën dhe 13 kanë pësuar lëndime të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë hungareze./Njeshi/