10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Aksident i rëndë në Itali, vdes 19-vjeçari shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth mesnatës, në zonën e Barit ku janë përfshirë 3 makina.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, drejtues të dy prej automjeteve.

Bëhet fjalë për një shqiptar 19-vjeçar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën menjëherë dhe një 44-vjeçar, i cili humbi jetën pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti.

Shoferi i makinës së tretë ka mbetur i padëmtuar.

Zjarrfikësit që punuan deri në mëngjes dhe karabinierët kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe do të duhet të rindërtojnë dinamikën e aksidentit/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...