13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Aksident i rëndë në Klinë: Nëntë të lënduar, mes tyre dy fëmijë

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë pesë vetura.Si pasojë e përplasjes, nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndër të cilët dy janë fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, sipas njoftimit të policisë.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se të gjithë të lënduarit janë transportuar me nxitje në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për t’u dhënë kujdesin mjekësor të nevojshëm.

Gjendja e të lënduarve nuk është bërë ende e qartë, por autoritetet po monitorojnë situatën me kujdes. Shkaku i saktë i aksidentit ende po hetohet, por sipas informacioneve paraprake, mund të ketë qenë shpejtësia e lartë ose shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...