14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Aksident i rëndë në Kroaci – të paktën tre të vdekur dhe dy në gjendje të rëndë

Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në Kroaci.

Në autostradën A1, në afërsi të daljes së Ravçes në drejtim të Dubrovnikut, Kroaci si pasojë e përplasjes së veturave kanë vdekur tre persona

Gjithashtu raportohet se dy persona janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të rrëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodheshin disa zjarrfikëse dhe disa ambulanca, raporton index.hr.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimet fillestate dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para.

Seksioni i autostradës ndërmjet Zagvozdit dhe Ravçës në drejtim të Dubrovnikut është mbyllur për orë të tëra./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...