21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Aksident i rëndë në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen në Spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Raushiq të Pejës, afër lulishtes ‘Agonisi’.

Sipas dëshmitarëve, një automjet i tipit BMW ka goditur një tjetër automjet në lëvizje, po të tipit BMW, duke lënë të lënduar tre persona dhe një fëmijë të moshës rreth 6 vjeçare.

Gazetarët e ‘RADIO 1’ nga terreni raportojnë se të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Sipas dëshmitarëve aksidenti ka ardhur si pasojë e tentimit të njërit automjet që ti ikte patrollës policore.

Lajmi konfirmohet edhe nga Policia Rajonale e Pejës.

Driton Rugova – Zyrtar për Informim i tha ‘RADIO 1′ se 4 persona janë dërguar për trajtim spitalor, ndërsa hetuesit e trafikut po ekzaminojnë shkaqet e mundshme.

“Jemi informuar rreth orës 14:00 p aksidentin në fjalë. Katër persona me urgjencë janë dërguar në Spitalit Rajonal. Hetuesit policor të trafikut janë në vendngjarje, ndërsa informacione më të sakta, në këtë fazë fillestare nuk kemi.’-tha Rugova./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...