Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për media se për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamion. Vdekjen e viktimës ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, kanë thënë nga Policia e Kosovës/Njeshi/