14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Aksident i rëndë tek ura e Drinit të Bardhë, makina me tre persona brenda bie në lumë

Një aksident ka ndodhur të premten tek ura e Drinit të Bardhë, ku një mjet ka rënë në lumë. Sipas informacioneve drejtuesi ka  humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës në Kosovë, Fadil Gashi. Gashi tha se në makinë kanë qenë tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pejës. Mësohet se, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

‘Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë.  Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës’, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...