Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në rrugën “Hasan Prishtinë”, në Obiliq.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy automjete
“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./Njeshi/