8.7 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Aksident me fatalitet në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Klinë – Gurrakoc, në fshatin Krushevë e Vogël, dhe sipas Policisë së Kosovës një 35-vjeçar ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 12:51 janë përfshirë një veturë dhe një kamion që bartte derivate.

Viktima është vozitësi i veturës, ndërsa ai i kamionit ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 12:52, Stacioni Policor rajonal në Klinë është njoftuar për një aksident në magjistralen Klinë- Gurrakoc, pikërisht në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Gashit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...