22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Gjilan, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në një aksident të komunikacionit që ka ndodhur sot në orët e pasdites në në magjistralen Ferizaj-Gjilan, pikërisht në fshatin Sojevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për mediat se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij aksidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore,  e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën,  vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli//Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...