29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 19:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident me fatalitet në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete.

Siç njofton policia, në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

“Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, thuhet në njoftim./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...