Një aksident trafiku në mes të dy automjeteve ka ndodhur gjatë pasditës në Pejë.
Aksidenti është shënuar në rrugën ‘Nëna Terezë’ tek Parku ‘Jarina’ dhe për pasojë, katër persona kanë marrë lëndime të natyrës së lehtë, konfirmon policia e trafikut në Pejë.
‘Katër të lënduar me lëndime të natyrës së lehtë po marin trajtim, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia po haton shkaqet, ndërsa apelojmë për respektim të shenjave dhe kushteve të rrugës.’-tha në ‘RADIO 1’, Teki Syla – Komandant i Trafikut Rajonal në Pejë.
Syla shtoi se hetimet e para tregojnë se aksidenti ka qenë i natyrës zinxhirore./Njeshi&RADIO 1/