26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Aksident mes autobusit dhe veturës në Prishtinë: Një i vdekur dhe 14 të lënduar

Një aksident ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

I njëjti ka bërë të ditur se nga ky aksident ka vdekur një person dhe kanë mbetur të lënduar 14 të tjerë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha tutje zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...