Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 13:15, katër vetura janë përfshirë në një aksident trafiku ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës”, tha ai.