20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Aksident mes trenit dhe një kombi-busit në Klinë, dy persona dërgohen në Spitalin e Pejës

Një aksident mes një treni dhe një kombi në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për media se për pasojë dy persona janë lënduar.

Ata janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...