29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Aksident mes veturës dhe biçikletës në Suharekë, 14 vjeçari lëndohet rëndë

Një 14-vjeçar është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete mbrëmë në Dobërdelan të Suharekës.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha se çiklisti i mitur është dërguar për tretman mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një çiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Çiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...