Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamenicës ku janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Express se shoferi i veturës ka vdekur. Ai është 33 vjeç.
Ndërsa shoferi i kamionetës dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrolit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kopsës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë.” /Njeshi/