Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person ka humbur jetën.
Rugova, bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova./Njeshi/