2.9 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre persona të lënduar

Mbrëmjen e së dielës, në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Krasniqi.

Njësia policore është duke u marrë me aksidentin.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...