8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Aksident në Pejë, përfshihet një veturë e policisë, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave ishte veturë e policisë.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15.

“Policia ka marrë njoftim rreth orës 19:15 dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Njesitet kompetente kanë kryer hetimet dhe të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, ka thënë Gashi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...