5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohet familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit.Një makinë tip “Volksëagen” dhe një mjet tip “Benz” janë përplasur me njëra tjetër. TVKlan ka mësuar se si pasojë e kësaj ngjarje janë plagosur pesë persona mes të cilëve janë edhe dy fëmijë.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për dy të mitur të moshave 6 dhe 9 vjeç. Ata udhëtonin bashkë me të afërmit e tyre në makinën tip “Volksëagen” dhe mësohet se janë të gjithë nga Kosova.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.Ndërkohë për shkak të aksidentit, Rruga e Kombit u bllokua për disa minuta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...