Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku për pasojë pesë persona janë lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se me rastin po merret hetuesia nga trafiku rrugor. /Njeshi/