8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Dy vetura janë aksidentuar sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Komoran, me ç’rast katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se policia është duke u marrë me këtë aksident.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...